Programet

Independent Sixth Form Colleges

Ne jemi krenarë që punojmë me kolegjet më të mira në Europë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Këto kolegje janë modeli më modern i arsimit në ditët e sotme, të cilët përqendrohen në ndihmën e studentëve ndërkombëtarë për t’u përshtatur me sistemet vendase ku ata operojnë. Deri më tani më shumë se 700 studentë shqiptarë kanë studiuar me sukses IGCSE, A Level, IB dhe sistemin e shkollës së mesme amerikane në këto kolegje.

Boarding School

Të gjitha shkollat tona ofrojnë konvikt dhe akomodim, megjithatë shkollat tradicionale me konvikt ofrojnë diçka më shumë! Këto institucione qindra vjeçare janë selektive dhe mund të ofrojnë një përgatitje mahnitëse akademike dhe një eksperiencë të veçantë si studentë. Sportet janë shumë të rëndësishme dhe të gjithë studentët pritet të përqafojnë sfidat.

Programe përgatitore për universitet

Këto programe janë krijuar posaçërisht për studentët që kanë mbaruar të paktën 1 vit shkollë të mesme në vendin e tyre të lindjes. Këto programe 1 vjeçare janë mënyra më e mirë për të marrë çdo të ri në universitete në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë ose Gjermani.

Universitete

Partnerët tanë në të gjithë botën vlerësojnë shumë studentët shqiptarë për gjithçka që ata sjellin në kampuset e tyre. Përsosmëria akademike dhe kultura ndërkombëtare janë elementet që vlerësojnë tek ne dhe shpesh ofrohen bursa.

We teach for a bright future

Ne ofrojmë programet akademike në vendet më të mira për ju. WiseWord Consultancy dëshiron që kjo të jetë eksperienca më e bukur e jetës tuaj. Kolegjet dhe universitetet që ne ofrojmë gjenden në:

  • Mbretëria e Bashkuar
  • SHBA
  • Kanada
  • Gjermani
  • Austri
  • Spanjë
  • Itali
  • Kinë
  • Australi
  • …dhe në gjithë botën!

Studenti ideal

Për të studiuar në universitetet jashtë vendit nuk mjafton vetëm mësatarja e lartë por edhe një profil sa më i kompletuar edhe përtej aspektit akademik. Një student ideal duhet të ketë:

  • Rezultate shumë të mira (mesatare e lartë, olimpiada etj);
  • Cilësi të veccanta që lidhen më degën për të cilën studion;
  • Talente (sport, arte etj);
  • Aktivitetet jashtë shkollore (punë vullnetare, klube të lëndëve të preferuara etj.)

Olimpiada WiseWord

Prej fillimit ne kemi mbështetur me bursa studentët e talentuar. Olimpiada jonë është më e kërkuara nga nxënsit që duan të studiojnë në Britaninë e Madhe. Kjo olimpiadë ofron bursa deri në 100%. Çdo vit dhjetëra studentë janë përfitues të bursave tona dhe në jemi krenarë me arritjet e tyre.

Histori suksesi

Formular Aplikimi













    APPLY FOR STUDIES IN UK
    WIN FREE
    APPLY TO STUDY IN UK 
    WIN FOR FREE