Shkollat verore
WISEWORD Summer u krijua për të ofruar një mundësi të strukturuar që fëmijët të rriten. Një kamp apo shkollë verore jashtë vendit do të sjellë një ndryshim rrënjësor në sjelljen dhe edukimin e fëmijës tuaj. Ne jemi këtu për t’iu dhënë përgjigje dhe zgjidhje çdo pikëpyetje që mund të keni për edukimin dhe e argëtimin e fëmijës suaj këtë verë. Ju na tregoni dëshirat dhe ne ju japim të gjitha mundësitë e zgjedhjes sepse çdo verë ka një histori.

Ne bashkëpunojmë me më shumë se 150 partnerë që ofrojnë programe të dedikuara për ta bërë verën një eksperiencë të paharruar për fëmijët dhe studentët. Ju mund të zgjidhni mes programeve që zgjasin 2-4 javë ose për periudha edhe më të gjata. Shkollat verore janë programe të kombinuara mes gjuhës së huaj, programe akademike, argëtim, turizëm etj. Ju keni mundesi të shkoni në një shkollë verore në institucione që ofrojnë vetëm të këtë shërbim, në shkolla gjuhe, në kolegje si edhe në universitete në të gjithë botën.
Programet
Shkollë verore akademike
Një shkollë verore është një mundësi e jashtëzakonshme për të përjetuar një eksperiencë në atë profil që dëshiron të studiosh. Mund të zgjedhësh mes një larmishëmëria opsionesh si shkollë verore për inxhinieri, juridik, mjekësi, biznes, Oxbridge, politikë etj. Programi është I pasuruar edhe me aktivietet të tjera argëtimi që e bëjnë këtë verë për të mos u harruar.
Shkollë verore për gjuhë dhe argëtim
Nëse dëshironi një shkollë verore ku të përmirësoni gjuhën e huaj, të jeni në një grup shoqëror ndëkombëtar si dhe të keni një verë plot aventura ne e dimë cili është program më i mirë për ju. Një kombinim mes kurseve të gjuhës, aktiviteteve turistike dhe argëtuese do të jenë historia e kësaj vere.