‘WISEWORD KOSOVA’, FTON STUDENTËT E INTERESUAR QË TË STUDIOJNË NË MBRETËRINË E BASHKUAR

‘WISEWORD KOSOVA’, FTON STUDENTËT E INTERESUAR QË TË STUDIOJNË NË MBRETËRINË E BASHKUAR

Organizata ‘WiseWord Kosova’, me seli në Prishtinë, ndër vite ka krijuar mundësi të shumta për studentët nga Kosova, për të fituar bursa, duke ju mundësuar studime në universitetet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar. Së fundmi kjo organizatë ka organizuar olimpiadën për të rinj, duke iu mundësuar të rinjve përfitimin e bursave për studime dhe programe në Angli.
Radio KFOR-i ka zhvilluar një intervistë me drejtoreshën menaxhuese në organizatën ‘WiseWord Kosova’, Venera Kolshi Shala, e cila tregoi më shumë për këtë mundësi të shkëlqyer për studentë: “Organizata jonë ka zhvilluar një olimpiadë, ku ka pasur dy faza dhe do të organizojmë edhe fazën e tretë apo atë finale. Ata që nuk kanë mundur të jenë pjesë e kësaj olimpiade, mund të marrin pjesë në riorganizimin e saj në vitin 2022. Nga të përzgjedhurit e kësaj olimpiade, pjesëmarrësit mund të marrin bursë deri në 100 %, në pjesën e kostove shkollore, e cila po organizohet nga kolegji ‘King’s Education’, në Angli. Mundësi aplikim do të kenë të gjithë personat e moshave nga 14 deri në 18 vjeç. Ne ofrojmë edhe mundësi të tjera nga universitete të tjera që ofrojnë bursa, varësisht nga profili i studentëve dhe tashmë kemi finalizuar një marrëveshje me ‘Study in UK’. Studentët mund të aplikojnë dhe ne i kontaktojmë ata për të parë pastaj sipas kërkesave se çfarë mund të ju ofrojmë.”
Znj. Venera, po ashtu tregoi se këtë vit organizata që ajo drejton do të organizoj Panairin e Edukimit me datat 7 dhe 8 shkurt, 2022, në Prishtinë dhe në këtë panair pritet të marrin pjesë mbi 40 nga universitetet më prestigjioze, ku të rinjtë mund të takohen me përfaqësues nga këto universitete për mundësi të shumta për të studiuar në Angli. Për detaje shtesë dhe për tu njoftuar me mundësitë e shumta që ofron kjo organizatë, të interesuarit mund ta përcjellin faqen e tyre në rrjetet sociale: WiseWord Kosova.

Next Story

Not Available

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

APPLY FOR STUDIES IN UK
WIN FREE
APPLY TO STUDY IN UK 
WIN FOR FREE