Kompanitë tona

Top International Universities and High Schools

Mbi 1000 shkolla, kolegje dhe universitete partnere, ne, e dimë se si mund të arrini të studioni aty ku ju dëshironi, kudo në botë. Shërbim profesional këshillimi për nxënësit dhe studentët që duan të studiojnë në shkollat, kolegjet apo universitetet elitare të globit. Ne bashkëpunojmë me institucionet më të respektuara të edukimit në: Angli, SHBA, Gjermani, Zvicër, Austri, Kanadë, Holandë, Kinë dhe kudo në Evropë e kudo në Botë. Ne e dimë se çfarë ndikimi të jashtëzakonshëm mund të sjellë në jetën tuaj edukimi jashtë vendit dhe jemi krenarë të ofrojmë shërbimin më superior të këshillimit në fushën e arsimit. Qëllimi ynë është t’i udhëzojmë studentët në realizimin e potencialit të tyre dhe zhvillimin e aftësive që do t’i ndihmojnë të kenë sukses në karrierën e tyre.

Making the impossible, possible!

Për herë të parë në vend dhe një revolucion në tregun e edukimit. Të gjithë studentët mund të realizojnë ëndrrën e tyre të studimit jashtë vendit përmes mbështetjes financiare që ofrohet përmes nesh. Financim i të gjitha kostove të studimit dhe akomodimit deri në 250.000 Euro përmes “WISE Loans”. Kjo kredi studentore mund të paguhet me këste për një periudhë deri 15 vjeçare. Tashmë ëndrra për studime jashtë vendit nuk ka asnjë pengesë!

Every summer has a story!

WISEWORD Summer u krijua për të ofruar një mundësi të strukturuar që fëmijët të rriten. Një kamp apo shkollë verore jashtë vendit do të sjellë një ndryshim rrënjësor në sjelljen dhe edukimin e fëmijës suaj. Ne jemi këtu për t’iu dhënë përgjigje dhe zgjidhje në çdo pikëpyetje që mund të keni për edukimin dhe argëtimin e fëmijës suaj këtë verë. Ju na tregoni dëshirat dhe ne ju japim të gjitha mundësitë e zgjedhjes, sepse çdo verë ka një histori.

Low-Cost International Universities

Ne jemi qendër e specializuar për këshillim në fushën e edukimit për të rinjtë e interesuar për studime jashtë vendit në shkolla apo universitete me kosto zero ose me bursa të plota. WiseWord Solution është partneri juaj për t’ju ndihmuar të realizoni ëndrrën për të studiuar kudo në botë, falas apo me kosto të papërfillshme! Eksperienca dhe metodologjia jonë e krijimit të “Profilit Ideal të Studentit” që zyrtarët e pranimit në Universitetet Publike Evropiane dhe Amerikane kërkojnë tek kandidatët fitues, garantojnë pranimin tuaj në të paktën 1 universitet! Ne e dimë sekretin si mund të studiosh jashtë vendit me kosto zero!

Visa Application, Immigration, Education!

Ekip shumë i kualifikuar dhe tërësisht i përkushtuar për të siguruar një informacion të saktë mbi vizat dhe shërbimin e aplikimit për studentët, turistët dhe korporatat. Ne jemi krenarë që sot jemi zgjedhja e parë për çdo student që dëshiron një aplikim të suksesshëm për vizë. WISE Visa është një nga agjencitë kryesore të vizave për studime dhe tashmë partneri më i besueshëm për vizat turistike si edhe ato të biznesit. Stafi ynë i trajnuar posaçërisht për proceset më delikate të aplikimit është garancia jonë.

International Education Fair

WISE EVENTS, është krijuar për të ofruar një shërbim elitar të panaireve të edukimit. Stafi me një përvojë të gjatë në fushën e organizimit të eventeve ka realizuar me sukses panaire, seminare, intervista televizive dhe aktivitete publike në: Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Shërbimi profesional ka bërë që në çdo panair të bashkohen me qindra shkolla dhe universitete nga e gjithë bota. Besimi i tyre dhe përgjegjësia për të ofruar më të mirën për çdo student është motoja jonë!

Rreth nesh

ONE-STOP-SHOP i parë në KOSOVË në fushën e edukimit, këshillimit dhe përgatitjes për studentët që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit.

Ne ofrojmë gjithçka që i duhet një nxënësi/studenti. Mësimin e gjuhëve të huaja dhe përgatitjen për testet standarde, gjetjen e shkollës apo universitetit jashtë vendit, përgatitjen e dosjes/profilit për të qenë një konkurrent ideal në çdo institucion edukimi, aplikimin për studime në çdo vend të botës, mundësi për financimin e studimeve, aplikimin për vizë si edhe gjetjen e vend-qëndrimit /akomodimit. Ne jemi bashkë, nga dita e parë që vendosni për të studiuar jashtë vendit, deri në ditën që diplomoheni. ‘WiseWord Group’ - te ne i gjeni të gjitha shërbimet e edukimit!

1000

Partnerë në të gjithë botën

250

Studentë çdo vit

50

Destinacione

11

Vite eksperiencë

Programet

Bachelor

Një program i diplomës Bachelor është një program universitar që zakonisht kërkon 3-4 vjet për të përfunduar. Regjistrimi në një program Bachelor kërkon që studentët të zgjedhin një fushë studimi, të tilla si financa, historia, komunikimet, etj. Të diplomuarit nga një program Bachelor janë të kualifikuar për të punuar në pozicione të nivelit fillestar ose të nivelit drejtues, në varësi të fushës.

Master

Programet e gradave master janë programe pasuniversitare që u lejojnë studentëve të specializohen në një fushë studimi. Zakonisht duhen 1-2 vjet për të përfunduar. Përfundimi i një diplome Master mund të kualifikojë të diplomuarit për të punuar në pozicione të nivelit të përparuar ose ekzekutiv. Një diplomë Master kërkohet gjithashtu për pranimin në disa programe doktorature.

Programe përgatitore për universitet

Këto programe janë krijuar posaçërisht për studentët që kanë mbaruar të paktën 1 vit shkollë të mesme në vendin e tyre të lindjes. Këto programe 1 vjeçare janë mënyra më e mirë për të marrë çdo të ri në universitete në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë ose Gjermani.

Universitete

Partnerët tanë në të gjithë botën vlerësojnë shumë studentët shqiptarë për gjithçka që ata sjellin në kampuset e tyre. Përsosmëria akademike dhe kultura ndërkombëtare janë elementet që vlerësojnë tek ne dhe shpesh ofrohen bursa.

Vendet

Gjermania
SHBA
Holanda
Belgjika
Italia
Mbretëria e Bashkuar
Kanada
Zvicer
Australi
Suedi
Norvegji

Procesi i aplikimit

1. Kontakto WiseWord

2. Bisedo me një konsulent

3. Zgjidh programin që të përshtatet

4. Ne bëjmë aplikimin

5. Merr ofertën nga shkolla

6. Aplikojmë për akomodimin

7. Aplikojmë për vizën

8. Rezervojmë biletën

9. Fillo studimet në vendin e dëshiruar

Procesi i aplikimit

  1. Kontakto WiseWord
  2. Bisedo me një konsulent
  3. Zgjidh programin që të përshtatet
  4. Ne bëjmë aplikimin
  5. Merr ofertën nga shkolla
  6. Aplikojmë për akomodim
  7. Aplikojmë për vizën
  8. Rezervojmë Biletën
  9. Fillo studimet në vendin e dëshiruar
Fillo tani!

Gjej programin sipas buxhetit duke perzgjedhur alternativat me poshte.
Ndiq hapat dhe zbulo programin e duhur per ty!

1. Tarifa vjetore e shkolles:

 

APPLY FOR STUDIES IN UK
WIN FREE
APPLY TO STUDY IN UK 
WIN FOR FREE